Skip to main
Çobani i Bibliotekës artwork

Çobani i Bibliotekës

tamarrsha77

· 2:43 · 24 plays · v3-preview

About

Ky tekst është një metaforë filozofike për ndikimin e mjedisit dhe fuqinë e leximit. Ashtu si shoqëria mund të të mësojë veset e saj, biblioteka mund të të frymëzojë të bëhesh shkrimtar. Librat krahasohen me delet e dhitë, ndërsa lexuesi me çobanin që ushqehet prej tyre. Leximi nuk është thjesht mbledhje librash, por përvetësim, përpunim dhe shndërrim i dijes në mendim krijues. Në fund, njeriu nuk mbetet vetëm lexues: ai bëhet prodhues i ideve të veta.

Lyrics

Verse 1

Nëse do rrije ndojfije pranë Ali Babës dhe dyzet hajdutëve

mbas do kohe do filloje me u bindë se je hajduti i dyzetenjitë

Por nëse rrin gjatë në nji dhomë me nji bibliotekë

fillon me mendue se ndoshta je edhe ti njeni prej shkrimtarëve

Chorus

Ti je çobani

Ti je çobani

Librat janë delet e dhitë e tua

Verse 2

Romanet janë delet ecin në tufë

kanë historitë e veta e të japin qumësht çdo mbramje

Vëllimet me poezi janë dhitë ma kryeneçet

ma të egra ngjiten nëpër shkambij ku romani nuk shkon dot

Chorus

Ti je çobani

Ti je çobani

Librat janë delet e dhitë e tua

Verse 3

Ti i kullot gjatë ditës

Në mbramje ulesh lexon e pin qumështin e tyne

Në mëngjes kthehesh prapë te tufa

Chorus

Ti je çobani

Ti je çobani

Librat janë delet e dhitë e tua

Verse 4

E me kalimin e vjetëve nuk je ma vetëm çobani i librave

Je edhe bulmetari i tyne

prej romaneve ban qumësht

prej poezive djathë

prej filozofisë kos

e prej krejt bibliotekës nji bylmet që të ushqen mendjen

Bridge

Sepse librat nuk janë për me u mbledhë në rafte

Janë për me u kullotë

Chorus

Ti je çobani

Ti je çobani

Librat janë delet e dhitë e tua

Comments

No comments yet.